Nëse BE-ja dëshiron të jetë e besueshme, ajo duhet të kujdeset intensivisht për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu të mbajë premtimet që ka bërë. Liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
Salzburg/Bruksel. Franz Schausberger, kryetar i Institutit të Rajoneve të Evropës (IRE), shprehet i kënaqur me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për zbatimin e liberalizimit të vizave për Kosovën: “Liberalizimi i vizave ishte një nga shqetësimet kryesore të Kosovës dhe vendi i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, do të thotë që më shumë se sa është kërkuar nga shtetet tjera për këtë temë”, shpjegon Franz Schausberger, duke theksuar: “Nëse një vend i plotëson kërkesat, BE duhet gjithashtu të mbajë angazhimet."
Kjo është baza e besueshmërisë ndaj qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.
Vitet e bllokadave me motive nacionaliste, si kundër Maqedonisë së Veriut, dhe një politikë njoftimesh dhe premtimesh boshe, kanë zhgënjyer shumë njerëz në Evropën Juglindore me Evropën. Schausberger, i cili, ndër të tjera, ishte kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor në Komitetin Evropian të Rajoneve (COR) dhe aktualisht bashkë-kryeson grupin konsultativ Serbi-BE në COR, në vitin 2022 ka bërë thirrje për një "përforcues" për politikën e zgjerimit, e cila duhet të kthehet sërish në një prioritet real të politikave të BE-së.
Kjo do të thotë një hap përpara për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor:
Kryetari i IRE i sheh pozitivisht përpjekjet më intensive të BE-së për të ndërmjetësuar në konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës: "Konfliktet në tokën evropiane duhet të zgjidhen nga Evropa pa qenë e varur nga fuqitë joevropiane."
Në të njëjtën kohë, Franz Schausberger u bën thirrje të gjithë liderëve politikë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të kryejnë të gjitha reformat e nevojshme dhe t'i zbatojnë ato pozitivisht. Këtu përfshihet edhe decentralizimi dhe forcimi i autoriteteve lokale dhe rajonale, pra nivelet që janë më afër qytetarëve dhe që duhet të zbatojnë një pjesë të madhe të kërkesave të BE-së në rast të anëtarësimit në BE.
Regelmäßig informieren wir unsere Mitglieder sowie Interessierte über tagesaktuelle Themen und Entwicklungen in den Regionen Europas, den Institutionen der Europäischen Union und über die Aktivitäten des Instituts der Regionen Europas (IRE).
Melden Sie sich bei unserem Newsletter gerne jederzeit an
stefan.haboeck@institut-ire.eu
Tel: +43-662-843 288-30